Ndarje administrative në nivel qarku e përftuar nga harta e përditësuar e kufijve administrativo- territorialë të njesive të vetëqeverisjes vendore miratuar me VKM- në nr.360 dt.29.05.2019. Kufijtë e jashtëm të njesive të vetëqeverisjes vendore, që kufizojnë qarqet, krijojnë kufijtë e qarqeve sipas ligjit nr. 115/2014 "Për ndarjen administrativo- territoriale të njesive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë". Të dhënat janë konform standardit të miratuar me VKM-në Nr. 1078, datë 23.12.2015, Për miratimin e dokumentit “Standardet Shtetërore për Specifikimet Teknike të Informacionit Gjeohapësinor në Shqipëri, Tema - Kufijtë e njësive administrative”.